E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne pikat kufitare shqiptare pritet te aplikohet Kodi i ri Doganor

 Në pikat doganore shqiptare pritet të aplikohet Kodi i ri Doganor.

Ky draft është hartuar nga ekspertët e BE-së dhe iu dorëzua sot kreut të Financave shqiptare, Ridvan Bode.

Ky kod parashikon kthimin e sistemit tërësisht dixhital në dogana.

Ministri Bode deklaroi se një kod i tillë do t’i vijë në ndihmë shkëmbimit të lirë të mallrave dhe të njerëzve.

Dhe se do të eliminojë burokracirat në doganë, si edhe do të krijojë lehtësira në shkëmbimin e mallrave dhe lëvizjen e qytetarëve.

Nga ana e tij, ambasadori Sekui tha se Bashkimi Evropian është i vendosur të asistojë Shqipërinë në rrugën drejt integrimit, duke vënë në dukje avantazhet e projektligjit të ri doganor.

Për këtë draft, kanë punuar ekspertët më të mirë të Bashkimit Evropian, të cilët e kanë përshtatur më së miri me legjislacionet e vendeve të zhvilluara.

Por si shumë projektligje të tjerë të rëndësishëm, edhe miratimi i Kodit të ri Doganor kërkon shumicën e votave nëparlament.

I ngelet kohës për të parë nëse opozita do të japë konsensusin për ta votuar këtë projektligj, pasi në të kundërt rrezikon të ndjekë fatin e projektligjit jo pak të rëndësishëm siç ishte ai i Gjykatës Administrative.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›