Wollfarth: Çdo votë të numërohet si duhet
Suela Topi
Vëzhgimi i ndërkombëtarëve
Wollfarth bëri u bëri thirrje subjekteve politike të gjejnë mirëkuptimin me njëra-tjetrën për të shmangur çdo situatë tensioni. Mesazhi që do të kisha, është që të kemi një atmosferë të qetë dhe të përqendruar tek puna. Kjo do të ishte mënyra më e mirë e veprimit. Do të shpresoja të kishte më shumë mirëkuptim. Tirana dhe gjithë vendi kanë nevojë për më shumë mirëkuptim që kalon kufijtë e partive. Publiku pret që të ketë autoritete të zgjedhura për ti shërbyer, prandaj unë bëj thirrje për një atmosferë konstruktive.
Tejzgjatja e procesit të numërimit të votave mban në alarm jo vetëm politikën shqiptare, por edhe ndërkombëtarët. Personalitetet e larta ndërkombëtare kanë qenë vetë të pranishme në mjediset e numërimit të votave për të parë nga afër procesin dhe, pse jo, edhe për të ndikuar në përshpejtimin e tij. Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth, ishte dje i pranishëm në vazhdimin e procesit të numërimit në njësinë nr. 5, ku deklaroi se procesi duhet të ecë me shpejtësi dhe të lexohet çdo votë. Ambasadori vlerësoi ditën e zgjedhjeve, ndërsa uroi që edhe procesi i numërimit të votave të mbyllet sipas standardeve. Wollfarth u bëri thirrje partive politike për mirëkuptim dhe qëndrime konstruktive, pasi qytetarët duhet të shohin ata që kanë zgjedhur.
Deklarata
Në fakt, shpresojmë që procesi i numërimit të votave për Tiranën të mbyllet pas një numërimi preciz, pasi po numërohet çdo votë. Unë jam optimist se do të mbarojë. Komisionerët dhe grupet e numërimit janë duke punuar shumë, në fakt. Nuk duhet të harrojmë që procesi po kryhet në një shkollë dhe shpresojmë që numërimi të mbarojë së shpejti, - deklaroi dje ambasadori i OSBE-së. Wollfarth u bëri thirrje subjekteve politike të gjejnë mirëkuptimin me njëra-tjetrën për të shmangur çdo situatë tensioni. Mesazhi që do të kisha, është që të kemi një atmosferë të qetë dhe të përqendruar tek puna. Kjo do të ishte mënyra më e mirë e veprimit. Do të shpresoja të kishte më shumë mirëkuptim. Tirana dhe gjithë vendi kanë nevojë për më shumë mirëkuptim që kalon kufijtë e partive. Publiku pret që të ketë autoritete të zgjedhura për ti shërbyer, prandaj unë bëj thirrje për një atmosferë konstruktive, - tha Wollfarth. Ai vlerësoi më tej punën e komisionerëve, të cilët po punojnë për orë të tera me radhë për ti dhënë fitoren atij që votuesit kanë zgjedhur. E admiroj punën që po bëjnë komisionerët, atmosfera ishte e nxehtë mbrëmë. Tashmë pjesa më ë madhe është numëruar dhe jemi shumë afër përpunimit dhe do të jetë interesante të shohim kush do të fitojë. Kushtet e punës janë të mira, meqë tani është ditë dhe ka më shumë ajër dhe dritë, numëruesit po bëjnë punë shumë të mirë, me rëndësi është që çdo votë të numërohet, - theksoi Wollfarth, duke shtuar se shpreson se së shpejti të ketë një rezultat të saktë. Sipas tij, procesi i numërimit është i mirë, por raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR-it do ta përcaktojë më mirë se si ka vijuar procesi. Ndërsa, në lidhje me faktin se si do të priten kontestimet, në rast se do të ketë, ambasadori Wollfarth theksoi se kjo do të varet nga konstatimet që do të bëjnë kandidatët, por, sipas tij, e rëndësishme është që të ketë rezultate solide dhe kjo, sipas tij, varet nga një proces i mirë numërimi. Shpresoj që rezultati të pranohet, nëse zbatohen të gjitha rregullat dhe procedurat gjatë numërimit, kam shumë besim që rezultatet të njihen. Të presim rezultatet e numërimit dhe kjo vlen jo vetëm për Tiranën, por për gjithë Shqipërinë, - deklaroi ambasadori. Sa i përket rolit të OSBE-së dhe pranisë së tij në njësinë nr. 5 ambasadori tha: Ne po vëzhgojmë për të qenë më seriozë dhe prania jonë është për të përshpejtuar gjërat, sepse zgjedhjet janë tepër të rëndësishme dhe sepse roli i OSBE/ODIHR-it është për të monitoruar këtë proces. Në fund të fjalës së tij Wollfarth theksoi se zgjedhjet do të jenë një tregues i mirë për funksionimin e demokracisë në vend.
Arvizu: Procesi do të ndiqet deri në rezultatin përfundimtar
Procesi i zgjedhjeve në Shqipëri do të ndiqet deri në daljen e rezultateve përfundimtare. Pohimi u bë nga ambasadori amerikan në Shqipëri, Aleksander Arvizu, i cili ka vizituar mjediset e shkollës Vasil Shanto, ku janë numëruar votat për njësinë bashkiake numër 5 që në orët e para që mëngjesit. Rreth orës 8 e 30, kur asnjë prej numëruesve dhe komisionerëve nuk ishte paraqitur në qendrën e numërimit, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës kishte shkuar për të ndjekur procesin e numërimit. Në fjalën e tij, Arvizu është shprehur se është shumë i rëndësishëm numërimi i çdo vote. Madje, ambasadori ka siguruar palët në proces se do të ndiqet procesi i numërimit deri në përfundim. Sipas ambasadorit, edhe pse procesi i numërimit në njësinë 5 po ecën me ritme shumë të ngadalta, është një proces shumë transparent. Pas tij ka mbërritur në shkollën Vasil Shanto edhe ambasadorja britanike. Ambasadori amerikan ishte i pranishëm edhe dje në mjediset e KZAZ-së 49. Vizita e tij u bë pas tensionimit të madh të situatës në njësinë 5, ku ishte rritur ndjeshëm jo vetëm numri i vëzhguesve që ndiqnin procesin, por edhe i politikanëve nga të dyja palët, si dhe i militantëve që ishin jashtë mjediseve të VNV-së. Ambasadori, ashtu siç edhe ishte parashikuar, ka zbatuar më së miri detyrimet e një vëzhguesi, duke u ulur në karriget e përcaktuara për ta dhe ka ndjekur në vijimësi procesin. Pas tij ka mbërritur në ambientet e KZAZ-së 49 edhe ambasadori i Bashkimit Evropian, Ettore Sequi, ndërkohë që më herët ishte në këtë KZAZ si vëzhgues ambasadori holandez, Van Der Dol.