Rrugët kombëtare pa “varreza” makinash

Të vendosura kryesisht rreth rrugëve, pjesë automjetesh krijojnë pamje të shëmtuara në rrugët tona.
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrtoi dhe miratoi sot aktin normativ “Për heqjen e mjeteve motorike, të rimorkiove, si dhe të pjesëve të tyre të këmbimit, të dala jashtë përdorimit që ndodhen pranë rrugëve kombëtare”. Akti synon marrjen e masave të menjëhershme për përballimin e situatës emergjente të krijuar nga gjendja e rënduar dhe problematike e vendgrumbullimeve të mjeteve motorike, të dala jashtë përdorimit, pranë rrugëve kombëtare, të cilat kanë ndikuar në ndotjen e mjedisit dhe përkeqësimin e sigurisë rrugore në të gjithë territorin.
Ndërkohë, me anë të këtij akti normativ parashikohet ndalimi i krijimit të vendgrumbullimeve dhe grumbullimin e mjeteve motorike, rimorkiove si dhe të pjesëve të tyre të këmbimit, të dala jashtë përdorimit, në një distancë, jo më pak se 1 km nga akset e rrugëve kombëtare, të përcaktuara si të tilla me vendim të Këshillit të Ministrave, si dhe në vende të tjera të paautorizuara nga organet apo institucionet përkatëse, të ngarkuara me akte ligjore dhe nënligjore për këtë qellim. /Start/
2011-09-26 16:05