Wollfarth në familjen Vogli: Raste të tilla tregojnë sa afër është lufta
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth ka vizituar sot familjen e kapitenit Feti Vogli i cili u vra 4 ditë më parë në një mision në Kandahar të Afganistanit.
Në një prononcim për mediat, ambasadori i OSBE-së është shprehur se momente të tilla tregojnë se sa afër është lufta. “Është një moment shumë i trishtueshëm. Unë uroj që të shërohet së më shpejt edhe i plagosuri Aleksandër Peçi. Raste të tilla na sjellin në vëmendje se sa afër është lufta dhe sa shumë duhet bërë për të arritur paqen. I shpreh ngushëllimet familjarëve dhe i uroj që të arrijnë të gjejnë forcën për kaluar këtë dhimbje të madhe” ka theksuar ambasadori Wollfarth.
Familjen Vogli e vizitoi sot edhe Presidenti i RTV “Ora News” zoti Ylli Ndroqi I cili u shprehu familjarëve të kapitenit ngushëllimet më të sinqerta.
Ndërkohë RTV “ Ora News” përmes satelit po transmeton pamje nga ceremonia mortore familje të kapitenit Feti Vogli në Baldushk të Tiranës. Familjarë, miq, të afërm, banorë të zonës po i shprehin ngushëllimet familjes Vogli e cila prej 4 ditësh ka hapur dyet e mortit.