Wollfarth përshëndet heqjen e imunitetit

“I përgëzoj të gjitha palët politike që miratuan sot këtë ligj të rëndësishëm. Të gjithë duhet t’i nënshtrohen Kushtetutës dhe shtetit të së drejtës, përfshirë zyrtarët publikë. Nuk duhet të ketë pandëshkueshmëri kur shkelet ligji”, tha Wollfarth.
“Ndryshimet e miratuara sot nga Kuvendi heqin një pengesë të madhe në hetimin e rasteve të dyshuara për korrupsion. Tani është në dorën e autoriteteve shqiptare të krijojnë një bilanc bindës vendimesh dhe dënimesh ose gjobash të forta dhe të përshtatshme në të gjitha rastet e korrupsionit”, vijon Wollfarth.
Ai ftoi për debate dhe konsultime të plota dhe gjithëpërfshirëse me të gjitha palët e interesuara, në fusha të tjera të rëndësishme, që prekin zemrën e reformës në drejtësi dhe pavarësinë e gjyqësorit.
"Prezenca e OSBE-së mbetet e gatshme të ofrojë ekspertizën e saj në këtë proces”, tha ai./Start/
2012-09-18 19:33