AK mbledh Asamblenë, në maj Kuvendi Mbarëkombëtar

Gjithashtu në Asamblenë e Përgjithshme të Aleancës Kuqezi u bë e ditur së në Kuvendin mbarëkombëtarë që do të mbahet në Maj 2012 do të miratohet programi “Shqipëria bëhet”.
Përfaqësuesit e Aleancës Kuqezi u shprehën në Asamblenë e Përgjithshme "se ka ardhur koha që shqiptarëve t’i tregohet e vërteta për të ardhmen e tyre dhe të mos gënjehen më me pretime të pa mbajtura. “Shqipëria bëhet” do të jetë një program afatmesëm dhe afatgjatë që do të prekë të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare".
Në takimin e sotëm, ka folur edhe Kolonel Myslim Pasha, i cili sqaroi se në programin e kësaj partie, do të jetë limitimi i mandateve të drejtuesve, realizimi i votimit të identifikuar dhe elektronik të votave, numërimi i popullsisë në trevat etnike dhe emigracion, votimi i mërgatës që kërkon nismë ligjore, rikthimin e vëmendjes në mbrojtjen e interesave shqiptare, ndryshimin e modelit të sistemit të drejtësisë duke i njohur të drejtën publikut në zgjedhjen e gjyqtarëve.
“Shpirti i kësaj doktrine nuk u hyn në pjesë partive politike, disa prej të cilëve e sulmuan dhe e përbuzën, por ajo përcolli mesazhe dashurie, kundër dasive. AK nuk përdori të njëjtat fjalë e mesazhe urrejtje, por ndoqi urtësinë e tolerancën”, tha ai./Start/
2011-12-19 12:38