Wollfarth:Të emërohen punonjësit e barazisë gjinore

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth ka kërkuar bashkëpunimin e të gjitha insitucioneve për fuqizimin e mekanizmave të barazisë gjinore. Duke folur në tryezën për barazinë gjinore, Ëollfarth kërkoi gjithashtu emërimin e punonjësve të barazisë gjinore me kohë të plotë.
“Integrimi gjinor mund të jetë i suksesshëm nëse të gjithë janë pjesëtarë të këtij procesi. Është koha që të finalizohet emërimi me kohë të plotë të punonjësve të barazisë gjinore dhe të fillojë bashkëpunimi mes intitucioneve” theksoi Wollfarth.
Sipas ambasadorit edhe pse vendi ynë ka bërë hapa përpara përsa i përket barazisë gjinore, ka ende edhe shumë për tu bërë në këtë drejtim. "Shqipëria po bën përpjekje për t`i integruar gratë në të gjitha fushat. Vitet e fundit është parë disa hapa për integrimin e tyre në shoqëri. Ligji për barazinë gjinore parashikonte krijimin e një këshilli kombëtar për barazinë gjinore, emrimin e punonjësve të barazisë gjinore me kohë të plotë. Në 14 ministri janë 2 punonjës me kohë të plotë dhe tabloja është e njëjtë edhe në qeverinë vendore. Janë bërë hapa përpara por ka edhe shumëë për tu bërë” theksoi Wollfarth.
Sipas tij gratë hasin në diskiminimin dhe shpeshherë anashkalohen në hartimin e politikave dhe programeve dhe rezultati sipas tij është rrënjosja e pabarazisë gjinore.