E Diel, 1 Nëntor 2026

Bruceloza, nis vaksinimi i bagëtive edhe në veri

Pas vaksinimit të bagëtive në jug të vendit kundër sëmundjes së brucelozës, aksioni ka vijuar edhe në veri.

Ditën e sotme veterinerët e Qarkut të Shkodrës, kanë kanë nisur vaksinimin e deleve dhe dhive në fshatrat e Shkodrës, Lezhës Malësisë së Madhe dhe Pukës.

Kjo nismë është mbështetur edhe nga banorët e zonës por edhe nga pushteti lokal.

Bashkëpunimi duhet të jetë i kujdesshëm me njësitë e qeverisjes vendore, me qëllim që të gjithë ne tu vijmë në ndihmë fermerëve, pasi ata meritojnë përkujdesje të madhe, – tha Zef Hila kryetari i komunës Bushat.

Në zonën e Shkodrës janë të regjistruara 8 mijë e 242 ferma dhe në total janë rreth 148 mijë bagëti të imta që do të vaksinohen në kuadër të fushatës kombëtare Një pikë në sy. Ndërkohë në rrethin e Lezhës janë regjistruar mbi 4 mijë e 700 ferma me rreth 73 mijë dele dhe dhi. Gjatë javës së kaluar, një aktivitet i ngjashëm u zhvillua në komunën Fushë-Peshtan të Beratit. Fushata e Vaksinimit në kuadër të projektit PAZA me një vlerë 5.7 milionë euro do të zgjasë për 45 ditë, periudhë gjatë së cilës do të angazhohen plotësisht 750 veterinerë në të gjithë vendin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›