E Shtunë, 31 Tetor 2026

Woods: Familja dhe bota të më falin

Për herë të parë që pas skandalit që tronditi Tiger Woods por edhe gjithë botën e sportit, golfisti i njohur ka thyer heshtjen.

"I kërkoj falje familjes time dhe gjithë botës", shprehet Woods, të cilit i dolën në sipërfaqe historitë me femra të ndryshme.

"Kam qenë në klinikë por rruga ime është ende e gjatë. Ju kam bëre të pyesni veten se kush jam në të vërtetë dhe si mund të bëja gjëra të tilla? Më vjen shumë keq. Tani dua të eci në rrugën e duhur dhe në këtë rrugë ndodhet budizmi", tha Woods në sytë e gjithë amerikanëve gjatë një deklarate për shtyp.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›