E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blank e Deshamp, në garë për Francën

Kandidatët

Largimi i Rajmond Domenek nga stoli i Kombëtares së Francës, pas Botërorit 2010 është pothuajse i sigurt. Për pasardhësit e tij, Mishel Platini, presidenti i UEFA-s, ka sugjeruar dy emra, të cilët kanë qenë elementë shumë të rëndësishëm të “gjelave” në vitet ’90. Bëhet fjalë për Loren Blank dhe Didië Deshamp. “Ende nuk kam biseduar me kreun e federatës, Eskaletes, por nga këndvështrimi im, pasardhësi ideal i Domenek do të ishte njëri ndërmjet Blank dhe Deshamp”, deklaroi Platini.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›