Gabimet foshnjarake na kushtuan me Porton
Fabregas
Kapiteni i Arsenalit, çesk Fabregas, është i mërzitur për gabimet foshnjarake në rastet e golave në humbjen 2-1 të Topçinjve ndaj Portos. Të dy golat erdhën për gabimet e portierit Fabianski, i cili në rastin e parë shënoi autogol dhe në të dytin ia lehtësoi punën Falkaos. Fabregas u shpreh: “Nuk e di. Të jem i ndershëm nuk e kam idenë. Ndoshta si lojtar do të kisha bërë të njëjtën gjë. Gabimet foshnjarake, çfarë t’u bësh? Asgjë, s’kemi kujt t’i ankohemi. Pas golit të dytë ne u demoralizuam, falim ende shumë gola”.
#