E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bërthamoret, ndërkombëtarët protestojnë ndaj Iranit

Deklarata e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore se Irani mund të jetë duke punuar në prodhimin e mbushjeve bërthamore është shoqëruar me protesta të shumta ndërkombëtare.
është hera e parë që Agjencia e Kombeve të Bashkuara formulon një shqetësim të tillë në raportet zyrtare.
Gjermania tha se vazhimi i politikave të rrezikshme bërthamore të Iranit po e detyron bashkësinë ndërkombëtare të punojë për vendosjen e sanksioneve të reja.
Franca ka kërkuar nga fuqitë botërore të veprojnë me vendosmëri ndaj mosbashkëpunimit të Iranit.
Reagimi i Rusisë ka qenë më i përmbajtur, duke kërkuar nga Teherani të jetë më bashkëpunues me OKB-në dhe të bindë ndërkombëtarët se programet bërthamore kanë qëllime paqësore.
Nga ana tjetër udhëheqësi suprem i Iranit tha se iranianët "në asnjë mënyrë nuk besojnë tek armët bërthamore dhe nuk synojnë të prodhojnë një të tillë".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›