E Shtunë, 31 Tetor 2026

Twin Peaks, muzika më e mirë filmike

Nga Express më 10 mars 2011 në ora 10:27

Sipas përzgjedhjes së magazinës muzikore ‘NME’, muzika nga seriali i njohur i vitit 1992, “Twin Peaks” – cili pastaj u shndërrua edhe në film – i regjisorit David Lynch, është shpallur si muzika më e mirë filmike e të gjitha kohërave.

Përndryshe, realizimi muzikor i këtij seriali është nënshkruar nga kompozitori Angelo Badalamenti, i cili, bashkë me David Lynch, temën kryesore të serialit e krijoi për vetëm 20 minuta. Lynch ishte aq i entuziazmuar me të, sa vendosi që mbi këtë temë ta ndërtonte muzikën për komplet filmin.

Nga e gjithë muzika filmike kënga më e njohur është “Falling” (Rënia), e kënduar nga këngëtarja Julee Cruise, një version i së cilës pa vokal është shfrytëzuar edhe për skenën hyrëse të serialit.

Në vendin e dytë radhitet muzika e filmit “Dazed and Confused”, e pasuar nga muzika e filmave “Trainspotting”, “Natural Born Killers” dhe “Garden State”.

Pjesë e kësaj liste janë edhe filmat "The Life Aquatic Qith Steve Zissou", "Blade Runner", "A Clockwork Orange", "Reservoir Dogs" dhe "Blues Brothers".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›