E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wordsworth: Askush s’do bisedime të reja

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Beograd, Stephen Wordsworth, ka deklaruar se askush në Bashkimin Evropian nuk i dëshiron bisedimet e reja për statusin e Kosovës, sepse kështu do të humbej shumë kohë kot dhe do të vinte deri të destabilizimi i rajonit.

Në një intervistë për të përditshmen “Danas”, Wordsworth ka tërhequr vërejtjen se Serbisë nuk i duhet “një konflikt i ri me Kosovën”.

“Nëse Serbia, apo ndonjë shtet tjetër, do të kërkonte të ktheheshim prapa, kjo nuk do të ndodhte, para së gjithash, sepse askush në Kosovë nuk do të pajtohej me këtë dhe askush nuk do të përpiqej t’i bindte”, ka thënë Wordsworth.

“Një veprim i tillë do të nënkuptonte konfrontim të Beogradit me 22 shtete anëtare të BE-së, të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Zyrtarëve serbë, shumë herë ju është thënë se insistimi në bisedime të reja nuk do të ishte ide e mirë”.

Ambasadori britanik ka porositur se çështja e Kosovës dhe integrimi evropian i Serbisë nuk janë dy rrugë të ndara.

Ambasadori britanik ka deklaruar se për BE-në, si tërësi, ekzistimi i Kosovës është realitet. Ai ka theksuar se të gjitha 27 shtetet e BE-së janë pajtuar se Kosova ka perspektivë evropiane dhe në Bruksel nuk ekziston askush që do të mund të thoshte se Kosova nesër do të zhduket.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›