Reprizë parlamentare

Debati në Kuvendin e Kosovës me akuza për krim dhe korrupsion mes deputetëve të pozitës dhe opozitës ka vazhduar edhe të premten.
Opozitarët në secilin fjalim të tyre i drejtojnë gishtat kah Qeveria se është e përfshirë në korrupsion, përderisa një gjë e tillë në aktivitetin opozitar ndodh edhe jashtë parlamentit.
Në debatin e fundit, para një jave, kur deputetët e opozitës akuzuan Qeverinë, pushtetarët lëshuan akuza edhe më të rënda për opozitën.
Megjithëkëtë, duke e shfrytëzuar kohën për debat në Parlament, të premten, Deputeti i AAK’së, Ardian Gjini tha se zyrtarët e Ekzekutivit po përdorin strategji për të treguar se krejt qytetarët e Kosovës janë “hajna”, sikurse “qeveritarët aktualë”.
“Këta njerëz tash kanë strategji të thonë se krejt shqiptarët janë të këqij. Nuk janë krejt shqiptarët të këqij. Nuk janë krejt hajna. Hajna jeni ju”, ka thënë Kryetari i Grupit parlamentar të AAK’së”, ka thënë Gjini, duke iu drejtuar zyrtarëve të Qeverisë.
Mirëpo, ky deputet i AAK’së tha se tashmë dihet adresa e saktë e krimit dhe korrupsionit në Kosovë. “Edhe arushat e malit e dinë se kjo Qeveri është e korruptuar. Kjo është faqja e dytë e zezë që po ia qesin këta njerëz vendit”, ka akuzuar ai. Ndaj kësaj akuze nuk kanë reaguar deputetët e opozitës.
Veç kësaj, Qeveria është akuzuar edhe për nxjerrjen e Udhëzimit administrativ për prokurimet publike, ku tash e tutje, kontratat e tenderëve do të nënshkruhen edhe nga ministrat. Deputeti i pavarur, Naim Rrustemi tha se udhëzimi i nxjerrë për proceduar e nënshkrimit të kontratave të tenderëve është i kundërligjshëm.
Përgjigjen ndaj kësaj akuze e ka dhënë Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi. Ai ka sqaruar se vendimi i Qeverisë për të shtuar numrin e nënshkrimeve në proceset tenderuese ka të bëje me rritjen e përgjegjësisë politike në hierarkinë institucionale për sa u përket prokurimeve publike.
“Udhëzimi administrativ nuk ia humb të drejtën që të nënshkruajnë zyrtarët e prokurimit, por kjo ua rrit përgjegjësinë edhe të tjerave. Mbi të gjitha, besoj se kjo nuk ka bërë asnjë shkelje, përkundrazi ka bërë një rritje të përgjegjësisë”, ka thënë Kuçi. “Nuk largohen përgjegjësitë e atyre që i kanë pasur deri më tani, por rritet përgjegjësia e të emëruarve politikë”, ka shtuar ai.
Përpos temës së korrupsionit, deputetët kanë kërkuar që të shpejtohet procedimi i disa ligjeve të kërkuara nga ndërkombëtarët. Deputeti i PDK’së, Arsim Bajrami ka kërkuar procedimin e Ligjit për Qeverinë dhe atë për Prishtinën, për shkak se kjo është kërkuar edhe në Raporti i fundit i Progresit. “Këto dy ligje duhet miratuar pasi në mënyrë eksplicite janë kërkuar në Raportin e Progresit”, ka thënë ai.
Miratimin e Ligjit për Kryeqytetin është kërkuar vazhdimisht edhe nga deputetët e LDK’së, përderisa të premten këtë kërkese e ka përsëritur Kryetari i Grupit parlamentar, Ismet Beqiri. "Ka ardhur propozimi për procedimin e Projektligjit për Prishtinën. Konsiderojmë se janë tejkaluar të gjitha pengesat dhe tani ky projektligj duhet të vijë në Kuvend”, ka thënë ai.
Karriget e zbrazëta
Përveç mungesës së deputetëve të Kuvendit, karriget i kanë lënë të zbrazëta edhe shumica e kabinetit qeveritar. Në kohën e paraparë për pyetjet parlamentare, shumica e kabinetit qeveritar ka munguar.
Disa deputetë kanë përmendur disa herë mungesën e Ministrit të Arsimit, Enver Hoxhaj, për të cilin kanë thënë se nuk është parë në Kuvend në katër muajt e fundit.
Njësoj sikur ministrat, edhe deputetët kanë ndjekur shembullin e keq të zyrave të Ekzekutivit.
Në mungesë të numrave, Kuvendi i Kosovës ka shtyrë të qesë në votim Marrëveshjen e nënshkruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës me Shoqatën Ndërkombëtare për Zhvillim për financimin e Projektit për modernizimin e sektorit publik dhe financimin e Projektit për regjistrimin e pasurisë së patundshme dhe kadastër.
Në kohën kur është planifikuar të futet në votim ratifikimi i Marrëveshjes, në seancë kanë qenë vetëm 55 deputetë.