Dënim i merituar për Suarezin

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson e përshkroi suspendimin e Luis Suarezit për tetë ndeshje si “vendim i drejtë” dhe sugjeroi se Liverpool duhet ta pranojë pezullimin.
Suarez pritet të mungojë në tetë ndeshje do të paguajë gjobë prej 40 mijë funtesh pas shpalljes fajtor për fyerje raciste ndaj Patrice Evras në barazimin 1-1 me Manchester Unitedin në Anfield Road në tetor.
“Çështja tani ka marrë fund dhe ne jemi të lumtur që komisioni ka marrë vendimin e drejtë”, tha Ferguson për mediet angleze.