Kunatat e urrejnë Kristen Stewart

Robert Pattinson dhe Kristen Stewart, i kanë kaluar krishtlindjet ndaraz e shkak i kësaj, është familja e Robert që ende nuk po pajtohet që ai i’a ka falur tradhtinë Kristen.
Rob, për krishtlindje është kthyer në vendlindjen e tij në Londër duke lënë Kristen në Los Angelos pasi që, kjo e fundit thuhet se nuk po mundet asesi t’i dalë pëpara familjes së Rob.
Iniciatoret më të mëdha që Rob mos të kthehet me Kristen janë motrat e aktorit e sidomos Lizz, e cila këto ditë sa ai po qëndron në Londër thuhet t'i ketë bërë presion të vazhdueshëm kundër Kristen.
Aktorja, Kristen, gjatë qershorit të këtij viti, e kishte tradhtuar Rob me regjisorin, Rupert Sander dhe ndonëse aktori i’a ka falë gabimin, janë shumë njerëz të tjerë që janë kundër këtij ribashkimi të çiftit./Indeksonline/