E Diel, 1 Nëntor 2026

X factor Albania nis fazen finale ne HD

“X factor Albania” supershow i TV Klan nisi fazen e tij finale me spektalet që realizohen në teatrin e Tv Klan. Me regji të të mirenjohurës Vera Grabocka, skenografi të Gaetano Kastellit, dhe nën drejtimin e prezantueses së njohur Alketa Vejsiu, X factor shënoi këtë të dielë edhe një risi, pikënisjen e një epoke të re në transmetimet audiovizive të televizioneve shqiptare. TV Klan nisi transmetimin e tij në HD, së pari me X factor për të vijuar nga dita e hënë me të gjitha programet që prodhohen dhe transmetohen nga ky TV Kombëtar.
Spektakli X factor ngjiti në skenen gjigande dhe supermoderne zëra të rinjsh mjaft të talentuar për të cilët specialistët mendojnë se do të arrijnë majat e suksesit. Gara mes konkurentëve të X factor, do të vazhdoje edhe në të dielat e ardhshme, gjithmone nën magjinë e transmetimit HD, cilësia më e lartë e figurës, e garantuar përmes teknologjisë më të fundit të transmetimeve audiovizive, në ekranin e parë të një TV shqiptar që bën këtë investim gjigand për shikuesit e tij, TV kombëtar Klan.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›