XHELOZ PER JOZEFINA TOPALLIN
Ditë historike. 74 deputetë nga shumica dhe një opozitar zunë vend në sallën e Parlamentit. Duke parë Vangjel Dulen nga pakica, të qethur ballaboks, nuk di pse m‘u kujtua titulli i romanit sovjetik, "Dhe i vetëm, trim në luftë". Hallall! Nëpërmjet kamerës, ndoqa portretet e deputetëve. Fytyra të qeshura. Unë që kam qenë deputet, i kuptoj më mirë lezetet dhe kësmetet e zanatit. Rroga-rrogë! Pasaportë diplomatike për gruan. Lehtësi vizash për fëmijët. Një zyrë me sekretare. Para të thata për celular. Thelë mbi bisht (para) kur merr pjesë në komision. "Viagio" nëpër botë, me paratë e popullit. Kredi të ëmbla për shtëpi, edhe pse kriza është e hidhur. Si deputet, ke nderin të dalësh në pension 55 vjeç, në kohën kur burrat e shqipes dalin 65-vjeçarë dhe gratë sokolesha 60 pranvera!
Deputetët e vjetër do të jenë thartuar nga vendimi i firmosur nga Doktori për të hequr makinat dhe shoferët. Të rinjtë e të rejat, duke mos e ditur lezetin e makinës, nuk di pse, me duken sikur kanë gëlltitur okllahinë, siç llafosin sokakëve korçarkat. Me kostum. Kullaro dhe këpucë alla frënga (këndo: të reja). Çupat- gjithë nur. Rrallë ka parë Kuvendi çupa deputete kaq seksi. Përjashtim bën Jozefina Topalli. Ka qenë. Është. Dhe do të jetë mes femrave politikane më me sqimë.
Meqë ra fjala. Unë kam mendimin se Jozefina është veshur dhe vishet shik. Pro meje, janë edhe meshkujt deputetë, socialistë e demokratë. Kondër kam politikanët socialiste në përgjithësi dhe gratë demokrate në veçanti. Unë them: Nga xhelozia! Nuk ka kuptim të jesh femër politikane, pa qenë më parë xheloze. Një politikane më ka treguar, e mjegulluar mes tymit të duhanit dhe avujve të kafesë "Ili"… "Ardhi Jozefina në një kryeqytet të Europës. Në mes të vapës: Veshur trashë. Në mbrëmje: Me fustan të hollë. Mbi fustan, një jakë e qëndisur si cucat e malësisë! Hapu dhé të futem…, thashë… E kuptoni sa ndikon stili në politikën europiane?!...
Kryeqytetin nuk e përmend, sepse gojët e liga fare thonë se Jozefina mbaka inat deri 40 vjet, si puna e mushkës së Papës. Unë nuk besoj, edhe pse kam vetë një përvojë të hidhur. Por mërija e Jozefinës me mua është e justifikuar. Me shumë të drejtë Jozefina nuk ka si t‘i dojë, dhe nuk ka pse t‘i dojë, politikanët e dështuar, si puna ime… Nuk është puna se je ti i dështuar, -komenton Filipi. Por duke ndenjur Jozefina me ty, do ta marrë bota edhe atë të dështuar? Kupton Mitro, xhani?!...
Historia ka ngjarë këtu e dy vite më parë.
Filipi "orkestroi" një temë investiguese. Shit-blerja e fëmijëve. Gazetarja gjeti një grua. Pazari u bë te "Tajvani". Një djalë tre vjeç do të shitej për 3.5 mijë euro. Tha gruaja: "Më vonë mund të shesim edhe një tjetër fëmijë. Kështu na mbeten 4 në shtëpi"… Kamera zhvendoset në Janinë. Në kombinim edhe me policinë greke, 5-6 keqbërës përfunduan në prokurori. Pikërisht këtu del në skenë Jozefina Topalli.
Me shumë lezet, në skenar ishte futur emri: Jozefina Çobo Topalli, sikur demek, largqoftë, kjo ishte zonja që shiste fëmijë. Kur unë e mora vesh këtë përqasje, sa nuk u thartova me Filip Çakulin. Veç të tjerash edhe për faktin që edhe unë jam shkodran, domethënë nga qyteti i gruas… Ik e ik dhe një ditë na thërret Jozefina në zyrë. Problemi i emrit, u "përtyp" në formë shakaje, edhe pse Jozefina tha: "Vajzën e ngacmuan shoqet në shkollë… Mami jot shet fëmijë? - i thanë... Uaa… Sa turp?!".
Pas kafesë mes nesh u bë një debat me shumë bereqet. Për të kuptuar filozofinë e muhabetit, duhet shtuar fakti që Filipi ka qenë dy herë kandidat për deputet i PD-së. Fillimisht në vitin 1997, vit i tmerrshëm ku shefi im, për pak shkoi për dhjamë qeni, sepse u gjakos nga bandat në të hyrë të Tepelenës. Përsëri në vitin 2000, ku u përzgjodh nga vetë Berisha, si kandidat në Sarandë.
Jozefina: Filip, pse nuk të kam parë te kafeja e Parlamentit?
Filipi: Nuk kam fletë-hyrje.
Unë: Kur ishte kryetar Servet Pëllumbi unë futesha në kafene. Isha këshilltar i jashtëm në Komisionin Ekonomik. Filipi jo. I thamë Servetit. Na e preu shkurt: Nuk e lejon rregullorja që gazetarët të livadhisin nëpër Parlament. Tani as unë nuk futem në Parlament. Nuk jam më këshilltar.
Jozefina: Ta nisim punën me radhë. Filip! Bëj një kërkesë. Çoja sekretarit të Përgjithshëm. Mitro! Bëj edhe ti një shkresë. Dërgoje tek Edmond Spaho, kryetar i Komisionit të Ekonomisë. Nga java pimë kafe të tre në Parlament!
Dolëm jashtë. Më thotë Filipi: "Bravo i qoftë Jozefinës. E ka kuptuar filozofinë e humorit. Kemi bërë dhe do të bëjmë tema, sepse ajo merr esencën nga humori! Politikane e mençur. Pa folur, që kam dëgjuar se është e vetmja politikane brenda PD-së, që ia bën rrup-sup Berishës!".
M‘u bë qejfi për fjalët e Filipit. Më kujtuan fjalët e babait tim: "Edhe gomari që është gomar, kur është nga fshati i gruas, të duket kafshë e rrallë!". Pa u larguar nga selia e Kuvendit, bëmë dy shkresa. Edmond Spaho më tregoi vendin ku isha ulur për katër vjet me radhë. Sekretari i Përgjithshëm, hodhi shkelma. I thamë: Telefono lart!... Ngriti telefonin… Mori një copë letër. Dy gisht kartë. Firmë. Vulë dhe ia la fletë-hyrjen në dorë Filipit…
Një javë më vonë.
Ditë e hënë.
Ora 18:00.
Në krah të njëri-tjetrit.
Gardisti te dera e Parlamentit. Më pa dokumentin. Kalova matanë. Filipi ngeci. I tha: Duhet firma e komandantit të Gardës... Morëm në telefon komandantin… Nuk bëhet… Në mëri e sipër telefonuam Jozefinën. Nuk na e ngriti. E përsëritëm një javë rresht… Binte zilja, mungonte zëri…
Një ditë, Jozefina zbuloi dokumentin e parë të pavarësisë. Bir o Mina! Dokumenti ishte publikuar që në vitin 1992. Qesh të qeshim. Humor. Satirë nga Saimiri me Doktorin. Kulmi ishte kur Jozefina vizitoi Arabinë Saudite. Një sheik i fali një pikturë. Në studio u bë montazh. Në vend të pikturës, u vendos dokumenti i pavarësisë. Arabi i thotë çupës sonë: "Gjyshi im ka qenë në Shqipëri. Kam si kujtim këtë pikturë. Ia ka falur vetë Ismail Bej Qemali… U takon juve!". Kur e pashë në ekran, m‘u duk se ishin kapërcyer kufijtë e humorit. Si këshilltar i bëra vërejtje. Më thotë Filipi: Kur nuk shqetësohet e zonja e punës, pse e bën qefin qeder, Mitro xhani?!
Ndërkohë, unë vazhdoja punën në Komisionin e Ekonomisë. Jepja edhe ndonjë ide. Merrja çdo muaj 270 mijë lekë të vjetra. Paratë shkonin në bankë. Atje, një herë në tre muaj, i merrte zonja. Një ditë u kthye hundë e buzë. "Kulmi! Nuk është puna pse i bën paratë rrush e kumbulla, por të paktën pse i bën gjërat fshehur?!". Iu betova. Nuk më besoi, dhe pse kartën e bankës e mbante zonja e shtëpisë... Frymën e mbajta në llogari të Parlamentit… Më thanë: Nuk është firmosur kontrata. Ke tre muaj që nuk paguhesh... Aty mora vesh, që ndryshe nga këshilltarët e tjerë të jashtëm, nga dëshira për të ma parë emrin më shpesh, Jozefina ma bënte kontratën tremujore. Këshilltarët e tjerë kishin kontrata njëvjeçare… Pyeta Sekretarin e Përgjithshëm. Më tha: Nuk di gjë!... Ftova për kafe Edmond Spahon. Ngriti supet… Mora në telefon Jozefinën. Telefoni memec. Pasi e provova disa herë, i nisa një mesazh… "Nuk të mbaj mëri pse më hoqe. Por dua të di: Çfarë gabimi kam bërë që të mos e përsëris tjetër herë". Asnjë xhevap, edhe pse sms-në e përsërita një javë rresht. Kur m‘u sos durimi, qortova veten: Si nuk të vjen turp nga vetja?! Kërkon ta shqetësosh Jozefinën për vogëlsira personale, kur mbi shpatullat e saj ka rënë një barrë e rëndë kombëtare?! Së pari, Jozefina ka pasuruar literaturën botërore me termin: Diplomaci parlamentare. Së dyti, duke e zbatuar këtë teori revolucionare, arriti të bindë parlamentet e 27 vendeve të NATO-s për të firmosur marrëveshjen me Shqipërinë. Së treti, duke punuar natë e ditë, arriti të marrë 7 deputetë në Shkodër. Së katërti, me përkushtim e çoi në 23 për qind numrin e deputeteve femra demokrate. Së pesti, nën kujdestarinë e Jozefinës, Bashkia e Shkodrës ka zënë vendin e parë në fondet që merr nga buxheti…
8 shtator 2009. Ora 18:22
Gjysma e Parlamentit plot. Gjysma bosh.
Deputeti më i moshuar në sallë, pas Berishës, Fatos Beja, fton deputetët të votojnë, fshehur, edhe pse janë të gjithë demokratë dhe dihej rezultati: 74 me 1 ose 99.99 për qind. Ndërsa vazhdonte votimi, mendja mori arratinë në vite.
12 shtator 1993
Qyteti: Shkodër.
Vendi: Kafe e Madhe.
Personazhet: Pjetër Arbërori, Ali Spahia, Azem Hajdari dhe unë.
Duke pirë kafe, buzë rrugës kalon një vajzë. Jo. Një yll kinemaje. Të gjithë rrotulluam kaptinat. Tha Pjetri: "Kam thënë në sallën e Parlamentit: Deputeti, pijaniku dhe budallai janë një. Të papërgjegjshëm para ligjit për veprimet dhe fjalët që thonë. E hëngrët me sy grunë e huaj!... A e dini kush është kjo vajzë? Jozefina Topalli. Martuar te Topallët. Vajzë nga familja Çobo. Dy nga familjet më me emër në Shkodër. Për fis, pasuri dhe nder!". Ndërhyn Azem Hajdari: "Më kanë tregu një histori për këtë vajzë. Nxënëse e shkëlqyer. Në dëftese vetëm 10-ta. Por ndalu beg se ka hendek! Sipas rregullit të Enverit. Pas 10-ve, vinte medalja e artë. Medalja të dërgonte në universitet, në degën që dëshironte nxënësi… Skandal!... thanë në Komitetin e Partisë. Një vajzë nga familje reaksionare me medalje ari?! I ranë shkurt. Një mësuese korrigjoi notën… Iku medalja. Iku edhe shkolla…".
Vazhdoi Ali Spahia: "Ti Azem, sheh nga e shkuara. Unë shoh nga e ardhmja. Kjo vajzë një ditë do të bëhet, me siguri, politikania e sferave të larta, simbol i gruas shkodrane. Së bashku me Jozefinën do shkëlqejë në politikë edhe Albina Karamitro. Por Albina, pasi do bëhet deputete dhe anëtare e kryesisë së PD, nga xhelozia për Jozefinën do lërë Shqipërinë për Kanadanë… Pjetër! E do që sot një sekret: Jozefina do të ngjitet në podiumin e Kuvendit të Shqipërisë, duke zënë vendin tënd!".
Pjetri rrudhi supet, duke thënë: "Zoti Ali po më duket pak profet…".
U ktheva në realitet. Jozefina kishte fituar. Një tufë me lule. Fjalimi historik, duartrokitje, ovacione… Në fund, një koktej te Vila e Enverit. U konsultova me shkodranen time. Na takon edhe ne, si çift, ta urojmë. Dhe i qëndisa një sms… Pres përgjigje, demek, si themelues i PD-së, 6 vjet deputet, kryeredaktor i "RD"-së në vitin 1991…