Kaka dhe Ronaldo thonë gjithçka
Simbolet e merkatos faraonike të verës nga Real Madrid, Kaka e Kristiano Ronaldo duhet të sjellin ndonjë trofe në "Bernabeu", pasi kanë kushtuar një shifër totale që i kalon 150 milionë eurot. Fituesit e dy "Topave të Artë" flasin për të ardhmen, për ndjenjën kur vesh bluzën "bianca" dhe sfidat që i presin.
Sa e vështirë ishte të lësh një klub të madh për Real e Madrid?
Kaka: Besoj se jeta përbëhet nga cikle dhe cikli im te Milani kishte arritur në fund. Ishte një cikël shumë i mirë, fitova gjithçka që kishte për të fituar, por më pas erdhi momenti në të cilin historia përfundoi. Përfundoi ashtu si e kisha uruar, mund të kthehem në Milano dhe të pritem mirë nga shokët e mi, sepse ika në mënyrë pozitive. Edhe ardhja ime te Reali ishte e mirë dhe shpresoj të përsëris këtu atë që bëra me Milanin, të shkruaj emrin tim në historinë e klubit.
Ronaldo: Edhe për mua vlen ajo që tha Rikardo. Në Mançester kishte përfunduar një cikël, nga i cili iki shumë krenar, për atë çfarë kam fituar. Por ciklet mbyllen, kërkohen eksperienca e sfida të reja. Jam gati. Jam po ashtu i kënaqur që kam ruajtur raporte të mira me Mançester Junajtid.
Si u ndjeve herën e parë që veshe bluzën e Realit në Bernabeu?
Kaka: Ka qenë një eksperiencë fantastike. Në Itali prezantimi i lojtarëve është i ndryshëm, prandaj ishte një gjë e re për mua. Më impresionoi fakti që shikoja stadiumin plot. Ndihem i nderuar që luaj në një klub të njohur në të gjithë botën për historinë e tij, sukseset e lojtarët e tij të mëdhenj.
Ronaldo: Ndjeva një lumturi të madhe. Të luaja për Real Madrid është një ëndërr që e kisha që fëmijë dhe ndjeva kënaqësi dhe krenari. Këto janë momente që nuk do t‘i harroj kurrë.
Do të jetë e vështirë të përmbushësh pritshmëritë në këtë sezon?
Kaka: Te Reali është gjithmonë përgjegjësia për të fituar. Lojtarët e rinj dhe ata që ishin kanë përgjegjësi të fitojnë. Por eksperienca e futbollit na thotë se talenti i vetëm nuk është kurrë i mjaftueshëm. Mënyra se si ndërthuret grupi është fondamentale për t‘u bërë një skuadër fituese.
Ronaldo: Është normale që pritet shumë prej nesh këtu. Me lojtarët që kemi, duhet të besojmë se mund të fitojmë, por duhet ta bëjmë hap pas hapi. Duhet të ndërtojmë një skuadër, një grup, pastaj të mendojmë për trofe.
Janë bërë krahasime me erën e "Galacticos". Çfarë mendon?
Ronaldo: Nuk më pëlqen ajo fjalë. Jemi vetëm një grup lojtarësh fantastikë. Era e "Galacticos", që unë e respektoj shumë, ka kaluar. Tani janë lojtarë të rinj, mentalitet i ri, por edhe ne duam të fitojmë.
Kaka: Jam dakord me Kristianon. Era e "Galacticos", të gjithë lojtarë fantastikë, prezanton një gjeneratë tjetër. Tani jemi një grup me lojtarë të mëdhenj, në një klub të ri, e duhet ta nisim nga zero.
Kostoja e transferimit është një peshë që e ndieni mbi shpatulla?
Kaká: Jo, nuk mendoj. Sigurisht, ndiejmë përgjegjësi, por nuk është një gjë negative. Është një motivim më shumë. Erdhëm këtu për t‘u bërë pjesë e projektit që të gjithë presin të jetë fitues. E shikoj si një motivim të madh.
Ronaldo: Pritshmëritë janë të mëdha, është normale kur shikon shifrat. Por jemi të ambientuar me presionin.
Finalja e Champions në Bernabeu a është një shtysë më shumë?
Kaka: Synojmë të fitojmë Champions League. Për më tepër kemi mundësinë të luajmë finalen në shtëpi, do ishte fantastike të luanin finalen në Bernabeu. Suksesi i futbollit modern varet nga shumë faktorë, por sigurisht, do të bëjmë më të mirën për të arritur në finale.
Ronaldo
"Ndjeva një lumturi të madhe. Të luaja për Real Madrid është një ëndërr që e kisha që fëmijë dhe ndjeva kënaqësi dhe krenari. Këto janë momente që nuk do t‘i harroj kurrë"
Kaka
"Era e ‘Galacticos‘, të gjithë lojtarë fantastikë, prezanton një gjeneratë tjetër. Tani jemi një grup me lojtarë të mëdhenj, në një klub të ri, e duhet ta nisim nga zero"
Champions
"Synojmë të fitojmë Champions, finalen e të cilës do ishte fantastike ta luanim në Bernabeu. Suksesi në futbollin modern varet nga shumë faktorë, por ne do bëjmë më të mirën"