E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, pranga 2 personave për drogë

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Elbasanit, në një operacion të ndërmarrë kundër lëndëve narkotike.
Nga operacioni i ndërmarrë nga uniformat blu, janë vënë në pranga shtetasit Nikolla Lepuri dhe Gëzim Balla. Këtyre dy shtetasve, iu është gjetur rreth 115 gramë kokainë.
Gjithashtu, policia ka sekuestruar edhe lëndë eksplozive dhe fishekë. Organet komptente po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›