E Shtunë, 31 Tetor 2026

XHEMILJA

Ylli Dylgjeri 

Zilet sërish vazhdojnë të bien në numrin tim të telefonit. Alo, alo, Dylgjer, si dikur i afërt i Nanos, na intereson të dimë se kush është Xhemilja, a ka lidhje ky emër me meritokracinë? Emri quiz i kujtuar së fundi tinëzisht nga Fatos Nano në emisionin e Fevziut, ka turbulluar sërish ujërat në kampin rozë e më gjerë në koalicionin “Bashkimi për Ndryshim”. Në shoqatat (jo)fitimprurëse , e të pafundta të këtij vendi të lodhur nën thashetheme dhe kafeinë, janë vënë së fundi… në kërkim të Xhemiles.  Të kualifikuarit e Masterit, po i marrin me radhë femrat që i fillon emri me Xh..., e përsëri s’po ju del dalldia dhe CV-ja. Xhemilja po ju shfaqet në ëndërr ndryshimtarëve të rinj. Pasi e nxorën njëherë me këpucë me taka e fustan të bardhë te kryeministria e Nano-ikut tani bëjnë sikur se mbajnë mend. Pas së burgosurës së gjorë me emrin Feride, një personazh tjetër “burg” ka trazuar së fundi shpirtrat e lënduar në selinë e PS-së. Pyetjet rozë vazhdojnë…
- Për kë femër në PS e kish fjalën Nano kur kujtoi te Fevziu këtë emër kaq të vjetër dhe njëherësh kaq qesharak? Në PS-në e re nuk operohet më me këto emra, ato i përkasin të shkuarës. Dylgjer, aman na e thuaj kush është Xhemilja?
Njerëz!
Ky është sot halli në partinë që po pretendon të marrë në duar fatet e vendit - thërras unë në telefon.
Të gjendet Xhemilja!- më thërrasin teenagers! “E duam tani përgjigjen, na e thuaj shpejt, e të shpëtojmë njëherë e mirë nga ky sherr pa fund që na ka zënë këtë jave?” U lodhëm, i kemi marrë mbarë të gjitha femrat në PS, e s’po ia nxjerrim akoma dot kodin të famshmes Xhemile. Po grindemi me miqtë çdo ditë në kafe e kryesi, e s’po i vëmë kapak fjalës, e Xhemiles njëherësh.
Gjejeni vetë, nuk ua them - tallem sërish me telefonuesit e marrosur, sikur vërtet, vetëm unë e zotëroj kodin e çuditshëm me emrin Xhemile.
Ne përsëri po e vrasim mendjen - më thonë telefonuesi, por siç është bërë sot në PS, të gjithë femrat si Xhemilja na duken. Mimi, Elisa, Ledi, Valentina, Ermelinda, Olta etj., a nuk janë Xhemile pa Xh?
I kënaqur pa fund nga ky kuriozitet kallp, i përgjigjem së fundi një telefonuesi: Xhemilja, është aty mes jush, ajo është sot në PS femra më seksi.
Asgjë nuk ndodh, po nuk u përshkrua
Është thënë që “rrëfimi është psiko-analiza e të varfërve”. Në themel të gjithçkaje është pyetja e ankthshme: “Ç’është mëkati?” Prandaj erdhi koha të kujtojmë pak nga mëkatet e Xhemiles. Në pranverën e vitit 2005, nëse po ju fillon t’ju kujtohet, kur organizata me emrin e kopjuar Mjaft, nën kryesimin e Velisë dhe dirigjimin e Edi Ramës kishte marrë përsipër për të diskretituar me çdo mjet dhe formë qeverinë socialiste, dolën në skenë personazhe dhe karaktere me emrin Xhemile dhe Oli. Në këtë kohë që flasim ishin veçanërisht të njohura aventurat e saj të çuditshme, mungesa e skrupujve dhe mania e veshjeve të saj tebdil përpara Kryeministrisë. Me shiritin e Miss-it në gjoksin e mjaftë, transmetonte edhe veset e shoqërisë homoseksuale prej nga rridhte e sërish militonte e shtrenjta Xhemile. Qysh në atë kohë ka nga ato vajza e djem në organizatën e Xhemiles, që mbajnë mbi pizhame shumë dekorata. “Jemi të sigurt për njëri-tjetrin në këtë marrëdhënien tonë të çuditshme, të pazakontë, të distancuar, intime, mistike, që nuk mund t’ia shpjegojmë dot kurrë një tjetri”, më thoshte një anëtar i tyre.
Ndryshim apo Shqipëria po ndryshon! Në këtë shoqëri nuk mungoi kurrë as kërkesa as oferta. Ju lumtë, djema!
Dhe vjen një ditë që bëmat do të të kujtohen e dashura Xhemile. T’i kujtoi këto ditë fare thjeshtë, zoti Nano. Ne jemi gjallë dhe akoma nuk na e keni humbur kujtesën, paçka se në partinë ku jeton ti dhe shoqet e tua, sot nuk bëhet fjalë për histori e kujtime. Faleminderit Nano. Memoria institucionale është gjallë.
Ushqeje edhe ti me një lugë kujtesën, i dashur lexues. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›