E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dështon sërish procesi i bandës së Durrësit, kërcënime në sallë



Tiranë - Për gati dy vjet, çdo të enjte, mbi 20 forca të “Briskut” sjellin në sallë të pandehurit dhe bashkëpunëtorin e Drejtësisë, Adriatik Coli, por, pavarësisht masave dhe kostos, Drejtësia deri tani nuk ka arritur të dëgjojë dëshminë e tij. Edhe atëherë kur Gjykata e Krimeve të Rënda arriti t’i mblidhte në seancë të gjithë avokatët e asaj që prokuroria e quan si banda e Durrësit, serish gjyqi dështoi. Menjëherë sapo gjykata urdhëroi boshatisjen e sallës nga mediat për të dëgjuar dëshminë e Adriatik Colit, reaguan të pandehurit duke shkaktuar edhe ndërprerjen e seancës.
I pandehuri Lulzim Berisha ka shkarkuar nga mbrojtja dy avokatët e tij, Arben Qeleshi dhe Ilia Ilia, duke shkaktuar edhe tension në seancë. Gjykata urdhëroi zëvendësimin e tyre me avokatë të shtetit dhe për tre të pandehur të tjerë, të cilët do të jenë të dubluar në rast se kolegu i tyre mungon. Por Endrit Taullai, thanë burimet, kërcënoi gjykatën dhe prokurorinë me shprehjen: ”Do ta shihni në rast se më jepni një avokat që nuk e dua”.
Avokatët, të cilët për 80 seanca janë bërë molla e sherrit edhe për palën e prokurorisë, kanë nxitur edhe të pandehurin që është në të njëjtën kohë edhe i penduar, Aderiatik Coli, t’i kërcënojë ata me paralajmërimin: “Vazhdoni të mos vini në proces se plumbin do të hani”.

29 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›