Japoni, mijëra njerëz përkujtojnë bombën atomike në Hiroshima
Qyteti japonez i Hiroshimës mbajti ceremoninë vjetore përkujtimore për të kujtuar bombardimin e parë atomik kundër qënieve njerëzore 64-vjet më parë në këtë ditë.
Dhjetëra mijëra njerëz me lule në dorë, u lutën dhe mbajtën një minutë heshtje në " Parkun Përkujtimor të Paqes" të Hiroshimës pranë " ground zero" ku bomba shpërtheu më 6 gusht 1945, duke vrarë mijëra njerëz dhe duke rrafshuar qytetin, për të ofruar lule, lutje dhe një minutë heshtje.
Shumica e pjesëmarrësve, duke përfshirë edhe kryetarin e bashkisë së Hiroshimës Tadatoshi Akiba, shprehën shpresën e tyre të madhe për administratën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Barack Obama, i cili ka premtuar se do të ndërmmarë hapa konkrete drejt 'një bote pa armë bërthamore'.
Kryebashkiaku i Hiroshimës bëri thirrje për këdo që kërkon shfuqizimin e armëve bërthamorë dhe deklaroi se qyteti ka nisur një fushatë për të mbështetur angazhimin e Presidentit Obama. "Ne kemi pushtetin. Ne kemi përgjegjësinë dhe ne jemi mbështetësit e Obamës. Së bashku ne mund të heqim armët bërthamore. Po ne mundemi", tha kryebashkiaku i Hiroshimës Akiba, gjatë një fjalimi në ceremoninë përkujtimore të paqes.
Në 8:15 të mëngjesit, pikërisht në kohën kur avioni amerikan B-29 " Enola Gay" hodhi bombat, njerëzit në park dhe në të gjithë qytetin mbajtën një minutë heshtje në kujtim të atyre që humbën jetën.
Këmbanat në tempuj dhe në kasha ranë dhe pasagjërët në automjete që lëviznin në të gjithë qytetin nxorrën kokat e tyre në përkujtim të viktimave, duke përfshirë edhe ata të cilët u shkrrumbuan nga bomba ndërkohë që po ngisnin makinat e tyre.
Bomba atomike e Hiroshimës shënoi një tronditje të vërtetë botërore. Me rrezatimin e saj ajo vrau menjëherë mijëra njerëz. Deri në fund të 1945 popullsia kishte arritur në 145 mijë nga një popullsi e mëparshme prej 350 mijë banorë. Mijëra të tjerë vdiqën më vonë nga sëmundjet dhe plagët e rënda.
Në 9 gusht, 3 ditë pas bombardimit të Hiroshimës, një tjetër bombë atomike u lëshua mbi Nagasakin.
Japonica u dorëzua më 15 gusht 1945, duke i dhënë fund një agresioni ushtarak që kishte arritur kulmin e tij me fillimin e Luftës së II Botërore.