Prezantohet Pirlo: Juventus, ke nevojë për kampionë!
ITALI- Një tjetër sfidë për t’u fituar. Andrea Pirlo është gati për të përballuar aventurën e tij te Juventusi, pas 10 viteve të jashtëzakonshëm të kaluar te Milani. Mesfushori kërkon stimuj të rinj, ndërsa Andrea Anjeli ka kërkuar të ketë në skuadër një kampion me mentalitet fituesi, duke e bërë atë blerjen e parë të Juventusit me Antonio Konten në krye.
Po përse Juve? “Është një nga skuadrat më të rëndësishme të Italisë, bashkë me Milanin dhe Interin, një nga klubet më të mirë në botë, - deklaroi Andrea Pirlo në momentin e prezantimit. – Këtu ka shumë dëshirë për t’u rikthyer te trofetë, duke qenë se ato mungojnë tashmë prej disa vitesh. Dua të fitoj dhe të çoj drejt majave këtë skuadër. Është e rëndësishme të kesh një mentalitet fituesi, shumë lojtarë këtë vit ishin në eksperiencën e parë në një klub të madh dhe nuk arritën të tregonin vlerat e tyre. Te Juve duhet të kesh personalitet dhe dëshirë, ndryshe të hanë”, shtoi ish-milanisti. Ndërkohë, nuk mund të mungonte një koment për Milanin. “Pas 10 vitesh kisha nevojë për stimuj të rinj. Pata propozime edhe nga jashtë, por nuk kishte nevojë të më bindnin që të zgjidhja Juventusin. Por, për të fituar duhen kampionë, të mësuar me suksese dhe jam i sigurt që Juventusi do t’i blejë”, deklaroi Pirlo.
(e.m/A.Latifi/BAlkanWeb)