E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xavi meriton Topin e Artë

Ish mesfushori i Barcelonës, Seydou Keita ka lavdëruar ish bashkëlojtarin e tij Xavi, dhe beson se ai e meriton të fitojë Topin e Artë, për shkak të karrierës së mrekullueshme.

32 vjeçari luajti rol kyç edhe në triumfin e Spanjës në Euro 2012 dhe Keita, i cili gjatë verës braktisi Barcelonën për Dalian Aerbin mendon se Xavi e meriton mirënjohjen për paraqitjet e tij.

“Xavi është futbollist i mrekullueshëm i cili për shumë vite është duke luajtur në nivel shumë të lartë. Me gjithë titujt që ka fituar, ai e meriton Topin e Artë”, deklaroi Keita për të përditshmen spanjolle La Xarxa.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›