E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mund të jetë president i Irlandës?

Ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton, deklaroi se – teorikisht – do të mund të kandidonte për president të Irlandës, ose Francës, megjithëse pranoi se, për shkak të njohjes së dobët të gjuhës franceze, atje do “të shkelej” nga konkurrentët.

Clinton (66), i cili i kaloi dy mandate presidenciale në Shtëpinë e Bardhë (1993-2001), ka deklaruar se, për shkak të prejardhjes së tij irlandeze, i plotëson kushtet për t’i garës presidenciale në zgjedhjet e atjeshme, përderisa fakti që është i lindur në shtetin federal Arkansas nënkupton se do të mund të garonte edhe për president të Francës.

“Të vetmet dy shtete ku mund t’i hyjë garës presidenciale janë Irlanda – po qe se shpërngulem dhe blej një shtëpi atje – për shkak të prejardhjes sime irlandeze, dhe Franca. Meqenëse Arkansasin, shtetin ku kam lindur, në vitin 1803 SHBA’të e kanë blerë nga Franca, bashkë me Louisiana’n, dhe meqë çdo person i lindur në cilindo vend që dikur ishte koloni e Francës, nëse shpërngulet në Francë, dhe që jeton atje më gjatë se gjashtë muaj, ka të drejtë të kandidojë për president të Francës”, sqaroi Clinton për televizionin CNN.

Për më tepër, në një hulumtim teorik për gjasat e tij në zgjedhjet franceze, Clinton pat “kaluar goxha mirë”.

“Asokohe pata thënë që ky ishte rezultati më i mirë që kisha arritur. Por, po të dëgjonin njerëzit frëngjishten time të copëzuar, me një theks jugor, kjo përkrahje do të binte përnjëherë, dhe do të shkelesha nga konkurrenca”, përfundoi Clinton.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›