E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si na shohin të tjerët/ Tendenca, botimet me autorë të huaj



Fakti që kemi vite që debatojmë dhe zihemi për historinë tonë, ka një zgjidhje. Botimet me autorë të huaj përbëjnë preferencën sot të shumicës së botimeve në shtëpitë tona botuese. Pikërisht për këtë flet Krenar Zeno, botues dhe eseist.
Fluksi i botimeve letrare dhe historike nga autorë të rilindjes dhe studiues të huaj mbi Shqipërinë dhe shqiptarët shihet se vijon të sjellë prurje cilësore në prag të hapjes së lëvizjes së lirë me vendet e Bashkimit Europian. Botuesi dhe eseisti Krenar Zeno e vlerëson këtë dukuri si një kërkesë për njohjen e vetvetes dhe identitetit evropian të shqiptarëve. Pra në mijëvjeçarin e dytë kemi kureshtjen të mësojmë sesi na shohin të tjerët dhe sesi kanë shkruar ajo pjesë e autorëve që përgjatë diktaturës kanë qenë të ndaluar ose të kufizuar.
Botuesi Zeno na zbulon se vepra e Mit'hat Frashërit "Shqiptarët" e cila sjell tiparet dhe vlerat e ngritura në shkallë sipërore të tyre përgjatë shekujve, si dhe "Shqipëria e Poshtme" ose "Toskëria e çamëria" nga studiuesi amerikan Xhon Foster Fraser përkthyer nga Azem Qazimi janë pjesë e kolanës "Memorie" që synon të pasqyrojë rrënjët e shqiptarëve.
Nga prurjet e suksesshme të kohëve të fundit në rrafshin e Albanologjisë vijnë vepra në trajtë ditarësh si kujtimet e filozofit të njohur Isuf Luzaj që jetoi dhe krijoi në SHBA "Filozofia e Bukurisë" dhe nga historiani akademik Kristo Frashëri mbërrijnë shënimet e panjohura të Lord Bajronit dhe bashkudhtarit të tij Xhon Hobhauz mbi takimet në oborrin e Pashait të Janinës , Ali Pashë Tepelenës, pa mëtuar studime e albanologut Milan Shuflaj "Qytetet dhe Kështjellat e Shqipërisë" realizuar nga historiani Luan Malltezi, apo Xhejms Petifer me "Wood House", "Zerva" dhe "çamët" mbi filohelenizmin britanik. Sipas eseistit dhe botuesit Krenar Zeno ka ardhur koha që institucionet e kulturës shqiptare duhet të kujdesen në përcaktimin e një datë sinjifikative ndërkombëtare të Albanofonisë e cila të festohet në mbarë vendet nga është dhe gjeografia e këtyre autorëve të famshëm.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›