Xavi synon Botërorin 2014

Mesfushori spanjoll, Xavi Hernandez synon triumfin në Kampionatin Botëror 2014 në Brazil, pas suksesit në Euro 2012.
Spanja mposhti Italinë 4:0 në finalen e garës kontinentale dhe u bë skuadra e parë në histori që fitoi tre tituj të njëpasnjëshëm ndërkombëtarë. Por, Xavi nuk synon të ndalet me kaq.
“Ne kemi synime të mëdha. Njerëzit do të kërkojnë nga ne të vazhdojmë të fitojmë. Nëse ndihem mirë, do të jem në Botërorin 2014. Dua të fitoj edhe atje”, deklaroi Xavi për mediet spanjolle.