Xeko nuk largohet ne janar
Klubi gjerman nuk ka ndermend te privohet nga sherbimet e sulmuesit boshnjak Edin Xeko te pakten deri para perfundimit te ketij sezoni. Bomberi shtatlarte eshte shnderruar ne objektivin kryesor te disa prej klubeve me te medha evropiane. Juventusi Milani Reali i Madridit Mancester Siti dhe Bajerni i Mynihut ndjekin me interes situaten e 24-vjecarit te gatshem per te perfituar nga cdo zhvillim. Por Volfsburgu nuk ka ndermend te heqe dore te pakten deri ne fund te ketij sezoni. Kot qe humbin kohe nuk do ta shesim lojtarin tone ne merkaton e janarit - beri te qarte drejtori i Pergjithshem i ujqerve Diter Henes. Vete Xeko te cilit trajneri Stiv Meklaren i besoi shiritin e kapitenit prej kohesh ka shprehur deshiren per tu larguar dhe eshte gati te shqyrtoje te gjitha alternativat. Klubi gjerman i ka premtuar se do ta lere te lire ne fund te sezonit.
Bomberi 24-vjecar ka realizuar perkatesisht 26 dhe 22 gola ne dy sezonet e fundit duke qene vendimtar ne fitimin e titullit te 2009-s ne Bundeslige. Avazin ai nuk e ka harruar as ne kete sezon duke realizuar ne kampionat 9 gola ne 14 ndeshje deri tani.