E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhabir Zharku, mund të kthehet lirisht në Kosovë pas 6 vjetësh

Xhabir Zharku, mund të kthehet lirisht në Kosovë pas 6 vjetësh

Xhabir Zharku ish-kreu i Kaçanikut, pas 6 vjetësh mund të vijë në Kosovë pa frikën se ai mund të arrestohet. Kjo, sipas organizatës “Çohu”, do të mund të ndodhë për shkak të vjetërsimit të një numri të madh të lëndëve që po ndodh në Kosovë.

Që nga viti 2001 deri në 2012 në gjykatat komunale të Kosovës janë parashkruar 8 mijë e 237 lëndë. Raporti i organizatës Çohu për “Parashkrimin e ndjekjes penale dhe ekzekutimit penal”, nxjerr në pah se dy vitet e fundit ka më së shumti lëndë të vjetruara. Sipas kësaj organizate, një gjë e tillë ka ndodhur për shkak të neglizhencës, mosmarrjes së masave të nevojshme nga ana e gjyqtarëve, prokurorëve dhe policisë për ekzekutimin e vendimeve.

Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani, tha se vjetërsimi i lëndëve viteve të fundit ka ndodhur si pasojë e ngarkesës së lëndëve të trashëguara nga vitet e kaluara. Ndërsa, prokuroria dhe policia arsyetohen me faktin se kanë ngarkesë të madhe të lëndëve./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›