Xhaçka: Demonstratë të premten, por paqësore

Për këtë arsye, në përkujtim të tyre në të shtatat ditë të vrasjes, opozitarët të drejtuar nga selia rozë, thërrasin sërish qytetarët në shesh për të demonstruar-siç e vlerëson kjo parti-në mënyrë paqësore.
“Do të jemi atje për të treguar se sakrifica e tyre nuk qe më kot, për të treguar se një popull i tërë i vajton këto jetë që u prenë në mes në mënyrën më kriminale, në traditën më të shëmtuar të regjimeve diktatoriale që ka parë bota”, tha deputetja Olta Xhaçka.
Sipas saj, demonstrata e së premtes do të jetë për të ngritur zërin kundër një regjimi kusarësh e hajdutësh që gjithnjë e më shumë po i asfikson shqiptarët. “Do të jemi atje për të demonstruar paqësisht, për ti treguar një bote të tërë dinjitetin dhe respektin me të cilin ky popull i vuajtur e i shtypur di t’i kundërvihet këtij regjimi që të premten e zezë vrau tre prej tyre”, shtoi deputetja Xhaçka.
2011-01-25 14:37