E Diel, 1 Nëntor 2026

Kiesewetter: Të hetohen personat përgjegjës për demonstratën

Çdo përdorim dhune të ndalet, thotë kristiandemokrati Roderich Kiesewetter, anëtar i komisionit të Bundestagut gjerman për politikë të jashtme, evropiane dhe sigurisë.

“Ne e shohim gjendjen në Shqipëri me shqetësimin më të madh. Unë vetë isha si drejtues delegacioni në shtator në vend, u takova edhe me kryeministrin Berisha, fola edhe me zotin Rama, fola me kryetaren e Parlamentit. Ne shpresojmë që të ketë shumë shpejt të ketë një proces shoqëror civil në pajtim. Jemi shumë të tronditur dhe shpresojmë që çdo përdorim dhune të ndalet dhe para së gjithash veprimet e policisë, pa marrë parasysh rangun, të hetohen intensivisht dhe personat përgjegjës, të mbajnë përgjegjësi”, ka thënë ai për D Welle.

Kiesewetter shtoi se Shqipëria duhet ta zgjidhë vetë këtë problem të politikës së brendshme, duke shtuar se një shtet që dëshiron të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian duhet të zotërojë sjellje në trajtimin brenda vendit, që përputhen me shtetin ligjor. /Start/

                                                                                             2011-01-25 15:21
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›