E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, 100 të vdekur në një lokal nate

Të paktën 101 të vdekur dhe më shumë se 140 të plagosur. Ky është bilanci i viktimave pas shpërthimit të një zjarri në një klub nate në qendër të qytetit Perm rreth 1150 km në lindje të Moskës. Zyrtarët thanë se shkak i kësaj tragjedie kanë qenë fishekzjarret dhe se pjesa pjesa më e madhe e njerëzve vdiqën si pasojë e helmimit nga tymi. Ngjarja ndodhi rreth mesnatës.
Televizioni shtetëror rus transmetoi pamje në të cilat shumë njerëz ishin të shtrirë në rrugë. Më parë dyshohej për një sulm terrorist, por kjo pistë u hodh poshtë nga shërbimi sekret rus, pasi në vendngjarje nuk u gjetën shenja eksplozivi. Qeveria nga ana e saj ka vendosur ngritjen e një komisioni të posaçëm që do të merret me hetimin e çështjes. Kjo ngjarje pason atë të 27 nëntorit, ku si pasojë e shpërthimit të 7 kg tritol në trenin Nievski Ekspres gjetën vdekjen 26 persona e u plagosën mbi 100 të tjerë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›