Milan-Sampdoria dhe Juventus-Inter sot në Supersport
Java e 15 e serisë A, do të sjellë përballjet e 4 skuadrave që zënë vendet e para në tabelë. Milan - Sampdoria dhe Juventus - Inter. Të dy këto takime kanë lidhje direkte me njëra-tjetrën. Rezultati i së parës që do të nisë në orën 18:00 do të vërë nën presion Juven dhe Interin. Sampdoria dhe Milani po përjetojnë një situatë të ndryshme nga njëra tjetra. Milan ka fituar 6 nga 7 ndeshjet e fundit në kampionat dhe gjendet në vendin e dytë. Ndërsa skuadra e Del Nerit ka humbur në derbi 3-0 dhe është në vendin e 4. Skuadra ve tij e di mirë që nuk mund të gabojë më dhe do të jetë e impenjuaqr për të marrë pikë deri në përfundim të ndeshjes. Ndërkaq në orën 20.45 në Stadiumin Olimpico të Torinos, Juventus do të përpiqet të kalojë pengesën më të madhe, kryesuesen e kampionatit Interin, rivalen e përhershme të juventusit. Në fakt cështja Calciopoli e ka kthyer këtë ndeshje nga derbin e italisë në derbin e urrejtjes. Një situatë jo mirë për skuadrën e Ciro Ferraras që Del Piero dhe shokët e tij do të mundohen ta përmbysin. Për juven do të mugojë Felipe Melo. Diego do të jetë në qendër të sulmit ndërsa Trezeguet pritet ta nisë nga stoli.
Edhe Mourinho do të ketë mugesa të rëndësishme duke filluar nga Ueslej Sneijder dhe Maicon. Stankovic pritet ta nisë lojën pas sul,uesve Eto'o e Milito. Në mbrojtje Chivu, Samuel, Lucio dhe kapiteni Zanetti.
Të dy takimet do të transmetohen në Supersport
Edhe Mourinho do të ketë mugesa të rëndësishme duke filluar nga Ueslej Sneijder dhe Maicon. Stankovic pritet ta nisë lojën pas sul,uesve Eto'o e Milito. Në mbrojtje Chivu, Samuel, Lucio dhe kapiteni Zanetti.
Të dy takimet do të transmetohen në Supersport