E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhaçka: Bregu urdhëroi QKR tia pezullonte burrin si administrator energjetike

Tiranë, 30 gusht, NOA Dje ministrja Majlinda Bregu doli e u tha shqiptarëve burri im nuk ka kompani të lidhur me energjinë. Por sot kur Partia Socialiste publikoi provat që vërtetonin faktin se Namik Ajazi kishte në pronësi 30% të kompanisë MIA international, e lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me fushën e energjetikës, ajo urdhëroi QKR për të pezulluar aktivitetin e burrit si administrator i kësaj kompanie.

Kështu ka reaguar pas deklaratës së bërë sot nga ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, deputetja socialiste Olta Xhaçka, duke shtuar se kjo është prova më e qartë se shteti shqiptar është venë kryekëput në shërbim të familjes në pushtet.

Dy ditë më parë, Namik Ajazi figuronte administrator dhe ortak dhe kompania me status aktiv. Ndërsa sot, pas urdhrit të Majlinda Bregut për të dorëhequr bashkëshortin e saj nga kompania, i njëjti institucion, pra QKR, ka zbatuar pjesërisht urdhrin e ministres, u shpreh Xhaçka.

Sipas saj, e njëjta kompani, MIA internacional që deri ditën e sotme figuronte me status aktiv me administrator e ortak, Namik Ajazin, bashkëshortin e ministres, pas urdhrit të zonjës Bregu në fillim u kthye në një kompani pa administrator dhe me një ortak mangut, e më pas në një kompani të pezulluar.

Kjo është e vërteta dhe ky është shteti i venë në funksion të korrupsionit, përfundoi reagimin e saj të radhës deputetja e selisë rozë, lidhur me akuzat ndaj ministres Bregu se i shoqi i saj ka përfituar në mënyrë të padrejtë koncesion në energjetikë.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›