E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: PD, kandidat të fortë për kryeqytetin

Kryeministri Sali Berisha paralajmëroi para disa ditësh se Partia Demokratike do të ketë një kandidat shumë të fortë në kryeqytet. Ai ftoi kryetarin aktual të bashkisë, njëkohësisht kreun e PS-së, Edi Rama, të garojë për herë të katërt. Berisha siguroi ndërkohë se për asnjë moment nuk do të pranohen pazare për ndarje pushtetesh mes të majtës e të djathtës, duke e lënë gjithçka në vullnet të votuesit. Pazare për ndarje pushteti në mënyrë kategorike, absolutisht, nuk bëhen jashtë vullnetit të qytetarëve shqiptarë. Kjo është jashtë çdo lloj konteksti. Por, dua të theksoj se nuk ka asnjë propozim të tillë nga PS-ja, që ne ti lëshojmë Bashkinë e Tiranës. I druhem shumë se e gjithë kjo bëhet për të mos marrë pjesë në zgjedhje, por uroj që zoti Rama të gjejë të gjithë kurajën për të kandiduar dhe e garantoj se do të ketë përballë një kandidat të fortë, - ka deklaruar Kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›