E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, Meta tur vizitash ne Ameriken Qendrore

Guatemala, Salvadori dhe Hondurasi do te jene tre vendet e Amerikes Qendrore qe do te vizitohen nga zevendeskryeministri dhe Ministri i Jashtem Ilir Meta. Vizita ne kete vende ka te beje me intensifikimin e marredhenieve bilaterale, por edhe per te lobuar per pavaresine e Kosoves dhe qendrimin qe do te mbajne kete vende ne Asamblene e Kombeve te Bashkuara qe do te mbahet ne shtator ne Nju Jork. “Thellimi i njohjes mes vendeve tona, do te sjelle arritjen e rezultateve konkrete ne fusha me interes te ndersjelle, si dhe do te ndihmoje ne krijimin e nje baze me te gjere te bashkepunimit, duke vecuar fushat ekonomike, kulturore, etj”, thuhet ne njoftimin e Ministrise se Jashtme per axhenden e takimit te ministrit Meta. Nga ana tjeter nje aspekt shuam i rendesishem i kesaj vizite vleresohet dhe lobimi per njohje te reja per Republiken e Kosoves, pas Opinionit Keshillimor te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise, si dhe pergatitjet per fillimin e punimeve te Sesionit te 65-te te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›