E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhaçka: Meta është bërë zëdhënës i Berishës

Partia Socialiste iu përgjigj dje deklaratave të ministrit të Jashtëm, Ilir Meta, duke theksuar se kjo parti është duke mbrojtur interesat kombëtare të Shqipërisë. Deputetja socialiste, Olta Xhaçka, ironizoi dje ministrin Meta, i cili, sipas saj, është bërë zëdhënës i qeverisë. "Mesa duket Ilir Metës duhet t‘i thërrasim Ilir Bregu, sepse ka marrë edhe detyrën e zëdhënëses së qeverisë, por problemi është se ky vartës i zellshëm i Saliut po bën qesharake Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, duke u marrë përditë me opozitën për llogari të shefit të tij", tha ajo. Xhaçka shtoi se për marrëveshjen për kufijtë detarë, Partia Socialiste po bën detyrën e saj elementare në mbrojtje të interesit kombëtar, duan apo s‘duan karagjozët që qeverisin Shqipërinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›