Xhaçka: Meta, ti dorëzohet drejtësisë

Deputetja e Partisë Socialiste Olta Xhaçka i kundërvihet deklaratave të kreut të LSI-së Ilir Meta. Në një deklaratë për shtyp, ajo shtron nje sere pyetjesh.
“Ku e gjen vallë guximin Ilir Meta që të dalë akoma përpara publikut? Çfarë pafytyrësie duhet që të dalësh e të flasësh për arritje elektorale kur një vend i tërë të ka parë në punë e sipër duke vjedhur me bllok në dorë?”
Ndër të tjera, Xhaçka thekson:
“Ky njeri që sot do të duhej të gjente vend ku të futej, pas asaj videohajnie të tmerrshme 700 mijë euroshe, ka guximin të akuzojë opozitën e të shesë mend se do të bëjë namin në zgjedhjet e ardhshme me ndjesë pastë Lëvizjen Socialiste për Integrim”.
“ I kujtojmë Ilir Metës se vjedhjet, aferat e skandalet e dokumentuara me zë e me figurë nuk janë e s`do të jenë kurrë një platformë e mirë elektorale për të fituar votat e popullit shqiptar”.
Në lidhje me këtë çështje, deputetja e PS-së ka kërkuar që Meta ti dorëzohet drejtësisë.
“I kujtojmë atij po ashtu se nëse i ka mbetur qoftë edhe një fije arsye, se për integritet e ndershmëri nuk mund të bëhet më fjalë, Ilir Meta duhet të bëjë të vetmen gjë që mund të bëjnë hajdutët e kapur me presh në duar, të shkojë e të dorëzohet tek drejtësia, të lajë hesapet me ligjin dhe mbarë shqiptarët e më së paku, të mos dalë e t`i provokojë ata pa një e pa dy në televizion” tha Xhaçka.