Protesta, qeveria të paguajë për shpronësimet
Autori i Lajmit: Redaksia
Banorët e komunës Maminas kanë dalë dje në një protestë të mbështetur nga Partia Socialiste, duke kërkuar nga qeveria që t`u paguajë paratë për shpronësimin e tokave të tyre të zëna nga ndërtimi i rrugës Maminas-Gjiri i Lalëzit si dhe i daljes nga autostrada Tiranë-Durrës. Ata thanë që vlerësimi i tokës së tyre është bërë me një çmim fare të ulët e megjithatë ata edhe sot, më shumë se një vit nga përfundimi i rrugës akoma nuk kanë marrë paratë e tyre. Banorët janë shprehur me zemërim se qeveria po i mashtron çdo ditë. Protestën e tyre e ka mbështetur edhe deputeti i PS, Gazmir Bizhga, i cili në fjalën e tij ka thënë se qeveria me vlerësimin që u ka bërë tokave të banorëve të Maminasit, por edhe Manzës e Ishmit, në fakt, ua ka grabitur tokat atyre. “Është e turpshme,- tha ai, - që një metër katror tokë të vlerësohet më pak se një kilogram domate, në një kohë që vlera e tregut është të paktën 10 herë më e lartë. E megjithatë, edhe këtë vlerë qesharake ju akoma nuk e keni marrë”. Bizhga tha që kjo qeveri nuk ka ndërmend që tju japë atë që ju takon, edhe sepse listat për shpronësimet janë bërë nga qeveria gjatë fushatës elektorale të vitit 2009, pra një mashtrim i radhës dhe se kjo qeveri, sot jo vetëm nuk u jep qytetarëve atë që u takon me ligj, por ushtron edhe dhunë fizike siç bëri para pak ditësh në fshatin Thumanë të rrethit të Krujës. Ai premtoi se ata do ti marrin paratë e tyre, madje, me vlerën e tregut, me ardhjen e PS në pushtet. Bizhga përmendi gjithashtu edhe faktin që një pjesë e madhe e banorëve të kësaj komune akoma nuk kanë marrë certifikatën e pronësisë mbi tokën për shkak të korrupsionit që ndeshet në zyrat e regjistrimit të pasurive. Banorët kanë bllokuar për disa minuta rrugën dhe kanë thënë se protestat e tyre nuk do të ndalen, madje, do të përshkallëzohen deri sa qeveria të paguajë një më një paratë që u takojnë.
Ky lajm është publikuar: 25/04/2010