Xhaçka kërkon përshpejtimin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka kërkuar përshpejtimin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Gjatë një konference të përbashkët shtypi në Tiranë me homologen austriake, Karoline Edstadler, zonja Xhaçka kërkoi të lehtësohen sa më shumë pengesat për rajonin e Ballkanit. Kryediplomatja austriake Edstadler tha se mbështeste mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, pasi vlerësoi se ajo ka bërë shumë përparime, kryesisht në lidhje me shtetin e së drejtës.
Austria ka qene ndër vendet që ka lobuar për gjetjen e vaksinave antikovid për Shqipërinë. Zonja Edstadler tha se pa vaksinim askush nuk është i sigurt nëse nuk jemi të gjithë të sigurt. Kryediplomatja austriake u shpreh se vaksinimi mundëson lëvizshmërinë e njerëzve.