E Diel, 1 Nëntor 2026

Lionel Mesi vrapon drejt rekordit

Argjentinasi Ylli i Barces shenon prej 7 ndeshjeve radhazi ka realizuar 19 gola ne 16 ndeshje

Lionel Mesi se bashku me Maskeranon eshte nisur i lumtur drejt Dohas ku te merkuren do te luhet miqesorja ndermjet Argjentines dhe Brazilit. Pleshti vazhdon te thyeje rekorde dhe e arrin kete me lehte nga sa mund te mendohet. Me dygoleshin e realizuar te shtunen ne sfiden qe Barcelona fitoi 3-1 me Vijarealin sulmuesi regjistroi ndeshjen e 7-te radhazi qe gjen rrugen e rrjetes ne total ka shenuar 11 gola nje ecuri qe nuk i kishte ndodhur asnjehere me pare. Per 23-vjecarin viti 2010 ka qene mjaft i cuditshem dhe me dy fytyra. Gezime me fanellen blaugrana e trishtim me Argjentinen. Mesi ka realizuar 50 gola ne 46 ndeshje me Barcen dhe 1 per cudi pikerisht ne miqesoren kunder Spanjes ne 9 takime me Kombetaren. Shifra qe tregojne gjithcka ndermjet dy realiteteve te sulmuesit por qe mbi te gjitha tregojne nje rritje te jashtezakonshme. Ne vitin diellor 2009 ai realizoi 41 gola 38 me Barcen e 3 me Argjentinen ndersa e mbylli sezonin 2009-lsquo10 me 46 gola ne total 34 prej te cileve ne La Liga. Tashme vetem pas 16 ndeshjeve te para ne kete sezon Mesi e sheh veten ne kuoten e 19 golave. Te Barcelona te gjithe shpresojne se El Mesia do te arrije te thyeje rekordin historik te Zarras dhe Hugo Sancez me 38 gola ne nje edicion te kampionatit. Per momentin Leo ndodhet mbrapa Kristiano Ronaldos 10 rrjeta perballe 11 te portugezit por ecuria e tij le vend per optimizem.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›