E Diel, 1 Nëntor 2026

Morati Inter zgjohu duhet nje mentalitet tjeter ne fushe

Thirrja Presidenti i jep nje mesazh te qarte trajnerit dhe skuadres pas humbjes ne derbi

Ka ardhur momenti qe situata te ndryshoje dhe qe gjithcka te funksionoje si duhet. Kjo eshte nje permbledhje e mesazhit qe presidenti i Interit Masimo Morati i jep trajnerit Rafa Benitez dhe futbollisteve pas humbjes ne derbin e se dieles me Milanin. E kam thene edhe menjehere pas 90 minutave te lojes qe nuk ishte nje ndeshje e bukur. Jo vetem sepse humbem por per faktin e thjeshte se nuk ishte nje derbi i bukur deklaroi njeshi i klubit zikalter. Asnjera prej dy skuadrave nuk arriti qe te shprehej ne maksimumin e potencialit. Me pas Morati eshte perqendruar te momenti negativ i kampioneve te Serise A ne fuqi Duke qene ne superioritet numerik na u dha rasti qe te arrinim dicka por nuk pashe asgje te vecante. Gjithsesi nuk eshte nje situate aq e tmerrshme sa e pershkruajne mediat edhe pse nuk mund te themi qe po kalojme nje moment te kenaqshem. Derbi mbetet derbi dhe per mua nje duel i tille duhet te pergatitet gjithmone me nje mentalitet ndryshe. Ai eshte dakord me idene se skuadra nuk po permiresohet. Po edhe une e kam kete ndjesi. Megjithate Interi nuk po arrin te dale nga kjo gjendje edhe prej problemeve qe lidhen me demtimet ose me ceshtje te tjera. Pervec mungesave te shumta nuk duhet te anashkalojme as aspektin psikologjik ndoshta me pas skuadra do te arrinte te paraqitej me mire ne fushen e lojes. Me tej si nje president-tifoz Morati ka leshuar thirrjen Duke nisur nga trajneri e per te vazhduar te te gjithe lojtaret duhet me teper perkushtim ne menyre qe ecuria te jete pozitive. Kemi nje ekip me elemente cilesore dhe nuk eshte e nevojshme qe te presim merkaton e janarit. Skuadra eshte ajo e tre muajve me pare qe arriti te paraqitej shume mire dhe te fitonte te gjithe trofete. Gjithmone me kane thene se kontingjenti ishte me i madh ne numer nga sa nevojitej por nuk eshte me keshtu. Te shkarkoj Benitez Mos beni shaka. Ai eshte ne gjendje qe ta shkunde skuadren nuk ka asnje dyshim. U emerua si trajner pikerisht sepse ka shume eksperience eshte i qete dhe ka mundesi qe te beje nje pune te mire. Per te nuk ishte gjeja me e thjeshte qe ta ndihmonte Interin te mbyllte nje kapitull suksesesh e te niste gjithcka nga e para. Por kjo eshte dicka qe duhet ta realizoje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›