Ministria e Brendshme: Kartat, nesër të dhënat në KQZ
Ditën e hënë, Ministria e Brendshme do të vendosë në dispozicion të gjitha të dhënat për kartat e identitet si rrjedhojë edhe për subjektet politike. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Fatmir Konja, duke iu përgjigjur kërkesës së PS-së, u shpreh se do të vihen në dispozicion të të interesuarve lista emërore e personave që kanë aplikuar për letërnjoftim elektronik, lista emërore e personave që e kanë tërhequr letërnjoftimin elektronik, si dhe lista emërore e personave pa pasaportë, që nuk u paraqitën për të aplikuar për letërnjoftimin elektronik. Konja tha se Ministria e Brendshme do të bëjë vazhdimisht rifreskimin e informacionit për listën e personave që duhet të tërheqin letërnjoftimet për të cilat kanë aplikuar, ndërsa në emër të këtij institucioni
u bëri përsëri thirrje qytetarëve të shkojnë sa më parë pranë zyrave përkatëse për të tërhequr letërnjoftimet e tyre elektronike.
u bëri përsëri thirrje qytetarëve të shkojnë sa më parë pranë zyrave përkatëse për të tërhequr letërnjoftimet e tyre elektronike.