E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto takon Arvizunë: Duhet pakt kombëtar për integrimin

Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto është takuar gjatë paradites së sotme me ambasadorin amerikan, me të cilin ka diskutuar mbi integrimin e Shqipërisë.

Haxhinasto ka thënë se tashmë ka ardhur momenti për një pakt kombëtar nga ana e partive politike në vend, për integrimin e Shqipërisë në BE.

Kjo kërkesë u bë pak ditë më parë edhe nga kryetari i Haxhinastos, Ilir Meta.

Nga ana e tij, ambasadori Arvizu ka deklaruar se duhet të ketë unitet mes politikës, në mënyrë që të përshpejtohet axhenda europiane e Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›