E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, ftesë për rekomandimet e OSBE/ODIHR-it

TIRANË Në mungesë të një komunikimi zyrtar mes dy forcave kryesore politike mbi reformën e ardhshme zgjedhore, Partia Demokratike pritet që t’i drejtojë PS-së një ftesë të dytë për fillimin e punës me qëllim zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. Rekomandimet kryesore lidhen me kryerjen e reformës zgjedhore para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013. Diskutimet për këto rekomandime, sipas OSBE/ODIHR-it, duhet të përfshijnë jo vetëm partitë politike, por edhe KQZ-në dhe vëzhguesit. “Formula e kompozimit të KQZ-së mund të rikonsiderohet me qëllim rritjen e besimit në pavarësinë dhe paanshmërinë e zbatimit të Kodit Zgjedhor; partitë duhet të respektojnë afatet e procesit zgjedhor, veçanërisht për trajnimin e komisionerëve”, - thuhet në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›