E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat e identitetit, ligji miratohet pa opoziten, debatohet per vonesen

Kuvendi ka miratuar mbreme me shumicen e votave projektligjin per kartat e identitetit. Me gjithe kundershtimet e opozites, e cila kerkoi kohe per diskutimin e ketij projektligji, votat e mazhorances kane sjelle dhe kalimin e ketij ligji, per t’i hapur udhe prodhimit dhe pajisjes se qytetareve shqiptare me dokumentin identifikues. Deputetet debatuan gjate dje mbi procesin e pajisjes se shqiptareve me karta identiteti, ku opozita nuk beson se ato do te jene gati per zgjedhjet parlamentare 2009. “Nuk do te mundni qe te realizoni kartat e identitetit per zgjedhjet ne qershor te vitit te ardhshem dhe, mbi te gjitha, nuk jeni aspak transparent ne procesin e prodhimit te tyre. Ndaj, ne nuk mund te japim voten pro”, u shpreh deputeti socialist, Kastriot Islami. Opozita nuk u bind as pas sqarimeve te shumta te ministrit te Brendshem, Bujar Nishani, i cili theksoi se kartat do te nisin te shperndahen ne fillim te vitit te ardhshem. “Kartat do te jene gati per zgjedhje. Te gjithe do te detyrohen ta marrin, pasi do te bejme ndryshime ligjore per kete. Ju po abuzoni e mashtroni ne deklaratat tuaja”, siguroi ministri. Sipas tij, kompania do te prodhoje rreth 15000 karta ne dite, dhe do te pajise cdo shqiptar. Deputeti Spartak Ngjela ka shprehur shqetesimin e tij per elementin e sigurise se kartave te identitetit. Ne fjalen e tij per diskutimin e projektligjit Ngjela tha se qeveria dhe ministri Nishani duhet te sqaroje se cilat do te jene elementet e sigurise dhe se si do te shperndahen keto karta. Sipas deputetit Ngjela deri tani asgje nuk dihet se si do te shperndahen kartat e identitetit dhe se cilet do te jene pergjegjesit nese do te shperndahen karta pa kriter. Ne kete menyre deputeti i pavarur Spartak Ngjela ka shprehur shqetesimin e tij se ende nuk dihet se si do te mund te sigurohen kartat biometrike dhe se si do te organizohet shperndarja ne menyre qe te mos kete abuzime. Nderkohe qe te gjithe me radhe deputetet e opozites, kritikuan menyrat e qeverise per favorizimin e firmes per prodhimin e kartave te identitetit dhe u ankua ndaj mungeses se informacionit per menyren e shperndarjes se tyre dhe arritjen e standardeve. Klosi ka replikuar disa here me ministrin Nishani ne lidhje me vonesat per prodhimin e dokumentit identifikues. R.R


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›