Nisi dje shtypja e shtate milione e 400 mije fleteve
Prodhimi i 7 milione e 400 mije fleteve qe do te perdorin shqiptaret me 8 maj kane nisur me ngutje qe prej pasdites se djeshme ne shtypshkronjen Mediaprint diku prane Misto Mames.
Te gjitha makinerite tona jane vene ne dispozicion te realizimit te te gjithe prodhimit te fleteve te votimit. Jemi organizuar ne menyre te tille qe te fitojme kohen e humbur qe kemi pasur per shkak te shtyrjeve nga Kolegji Zgjedhor. Kemi arritur qe si fillim te realizojme rreth 500 mije flete votimi ne dite. Po punojme me kapacitet prodhimi 24 ore. Besojme qe brenda 12 ditesh do te arrijme te mbyllim te gjithe kete proces tha Anila Bisha drejtoreshe e Mediaprint. Shtypshkronja qe monitorohet rreptesisht nga kamerat e sigurise ka perfunduar shtypjen e fleteve per keshillat bashkiake te Tiranes Beratit dhe Fierit. Se shpejti do te nise prodhimi edhe per fletet e kandidateve si kryebashkiake dhe qarqeve te tjera por gjithnje sipas ritmeve ne KQZ.