Xhaferaj takon peshkataret Do ul 50 paketen e taksave qe paguani
Kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, për kreun e Bashkisë së Durrësit, Ferdinand Xhaferaj, takoi sot në mesditë përfaqësues të komunitetit të peshkimit.
Në këtë takim, Xhaferaj preku problemet më të mprehta me të cilat përballeshin peshkatarët në qytetin e Durrësit dhe ju premtoi atyre përpjekje maksimale për zgjidhjen e tyre.
Duke folur mbi një prej çështjeve më të debatuara, atë të ndërtimit të Portit të Peshkimit në kalatën perëndimore të Portit të Durrësit, Xhaferaj tha se pavarësisht përplasjeve dhe pengesave të nxjerra nga drejtuesit aktualë të bashkisë, punimet për portin ri të peshkimit kanë nisur.
Sipas tij ky port po ndërtohet në një vend shumë dinjitoz dhe do të jetë një tjetër vlerë e qytetarisë, turizmit dhe ekonomisë, e cila do t’i bashkëngjitet vlerave të tjera të qytetit bregdetar.
“Porti i ri i peshkimit nuk do të jetë thjesht një port, por edhe një objekt turistik, i cili do të tërheqë mjaft vizitorë në sezonet turistike, për t’i njohur më nga afër ata me traditën e bukur të këtij qyteti për detarinë dhe peshkimin”, tha Xhaferaj.
Gjithashtu, gjatë takimit me komunitetin e peshkimit, kandidati i “Aleancës për Qytetarin” për kreun e Bashkisë së Durrësit, Ferdinand Xhaferaj iu premtoi peshkatarëve mbështetje ekonomike dhe financiare nga ana e Bashkisë, me uljen deri në masën e 50 përqindëve të vlerës së paketës së taksave që ky komunitet paguan aktualisht, duke filluar që prej muajit qershor.
Edhe për problemet e tjera të këtij komuniteti, si çështjet e ndryshme fiskale dhe ato të naftës, Xhaferaj tha se do të krijoheshin lehtësirat e nevojshme dhe do të kishin vëmendje maksimale të bashkisë në rast fitoreje.